Dënohen me burg ish-ministrja dhe vajza e ish-Presidentit rumun

170
Sigal

Një gjykatë në Rumani dënoi sot me burg Elena Udre, ish-Ministre e Turizmit në qeverinë rumune.

Gjithashtu është dënuar edhe Ioanna Basescu, vajza e ish-presidentit, Traian Basescu.

Ata u dënuan për pastrim parash dhe nxitje të ryshfetit gjatë fushatës presidenciale të vitit 2009, raporton RomaniaInsider.

Vajza e ish-presidentit u dënua me pesë vjet burg ndërsa Udrea, bashkëpunëtore e ngushtë e ish-presidentit Basescu, me tetë vjet, pa të drejtë ankese.

Hetimi i ekipit anti-korrupsion në Rumani ka krijuar një numër veprimesh kriminale në partitë politike në pushtet, të cilat përfshijnë konflikt interesi, abuzim të pushtetit dhe pozitës zyrtare, mashtrim dhe dhënie të kontratave shtetërore në këmbim të ryshfetit.