Të shtëna me armë zjarri në Peqin, raportohet për 2 persona të plagosur

1811
Sigal

Mbrëmjen e sotme dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Peqin.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim.

Njëri prej tyre raportohet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se personi në gjendje kritike për jetën është 23- vjeçar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.