Të shtëna me armë zjarri në Durrës, video e momentit të arrestimit të agresorit

278
Sigal

Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit në zonën e Plazhit ka pasur një konfliktit që ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit. Nga të dhënat e para nuk raportohet për të plagosur.

ABC publikon pamjet e momentit kur njëri nga personat e përfshirë në konfliktit arrestohet nga efektivët e policisë së qytetit bregdetar.

Zona është e blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga Vlora, në Tiranë dhe Durrës në 24 orët e fundit janë regjistruar disa ngjarje kriminale, që kanë lënë dy të vdekur.