Të shtëna me armë në xhami, një person në gjendje të rëndë

588
Sigal

Sipas medieve franceze një burrë është qëlluar nga një person i armatosur në një xhami në Paris.

Të shtënat kanë ndodhur në oborrin e Rue de Tanger të Parisit.

Raportohet se i plagosuri është rreth të 30-tave dhe është qëlluar dy herë në këmbën e djathtë dhe momentalisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, raportohet se në momentin që kanë ndodhur të shtënat në xhami ndodheshin rreth 15 persona. Besohet se pasi ka qëlluar mbi 30 vjeçarin, agresori është larguar nga vendi i ngjarjes me një biçikletë.