Të rinjtë konfliktohen me leva në Elbasan

346
Sigal

Disa të rinj janë konfliktuar mes tyre me mjete rrethanore, shkopinj dhe leva.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të 1 Majit në Elbasan.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të rinjtë janë zënë me njeri-tjetrin përballë Hotel Skampa-s, për motive të dobëta dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit për sqarime të mëtejshme.

Nga goditjet asnjëri nuk ka marrë plagë të rënda.

Paraprakisht behet me dije se në konflikt janë përfshirë 4 persona.