Të privilegjuarit e atij sistemi janë dhe sot të privilegjuarit e PD-së në Rrëshen

580
Sigal

Sot n/prefektura e Mirditës nuk ka nevojë për ushtarak pasi në qytet ka dekada që nuk duket njeri me uniformë jeshile

Koha për të cilën bëhet fjalë në këtë shkrim, fatmirësisht mosha ma ka lejuar ta kem jetuar. Në vitin 1974 nga veprimtaria e grupit puçist u bë shkas për ndryshimin total të organizimit të Ushtrisë Shqiptare, kjo solli që në të gjitha drejtoritë e ministrive dhe komiteteve të partisë e në ato ekzekutive nëpër rrethet e vendeve, u vendos të ketë përfaqësues ushtarak, për të stërvitur aparatet e kohës së veçantë të sapo krijuar. Këto vende pune ishin më të lakmueshmit për çdo ushtarak dhe mjaft e kërkuar prej tyre. Por ishin fati i të paaftëve dhe oficerëve të pashkolluar, pasi komandantët e njësive që ishin të detyruar për t’i plotësuar me kuadro këto vende punë, ai u jepte nga kuadrot më të ulëta profesionalisht e të pa shkolluar, madje dhe nga ato kuadro që mbaheshin se kishin mbaruar akademinë e shtabit të përgjithshëm, pa mbaruar arsimin e mesëm, gjë që ndikonte në pa aftësinë e këtyre “akademikëve”. Sistemimi i tyre në këto organika bëhej me shpresë se po në vitin 1974 u bë organizimi i një strukture të re, që ishin shkollat e lira ushtarake (SHLU) ku stërviteshin të gjithë kontingjentet e rretheve.

Gjendja e sotme

Kjo traditë e keqe dhe e panevojshme për kohën, e që mban erë nepotike ekziston dhe sot në n/prefekturat e rretheve dhe në atë të Mirditës që mbajnë ende në ato vende punë ushtarakë ( ish -ushtarakë ) që këto të fundit ushtria i ka larguar jashtë radhëve të saj, për mungesë aftësie profesionale në moshë krejt të re, siç është rasti i Dede Kaçorrit, i cili ka 4 vjet që ka zëvendësuar pa konkurrim Pal Gjikolën që kishte dekada që mbante këtë detyre si shef i mbrojtjes civile të rrethit, edhe se ky kishte mbushur moshën e pensionit është dashur ndërhyrje mediatike për të kaluar në pagën e moshës së tretë pasi ky bashkë me eprorin e tij n/prefektin e Mirditës kanë qenë dhe vazhdojnë të mbetën shërbëtorë të zellshëm të Partisë Demokratike që në Marsin e 1997, i erdhën në ndihmë në zbatim të urdhrit  të Sali Berishës për të dërguar mercenarë nga Mirdita për të luftuar kundër jugut. Kjo ka qenë dhe arsyeja që Bashkim Leka, shef i MCR-së në Ministrinë e Mbrojtjes, i ka dhënë gradën n/kolonel pasi  sa herë vinte në Mirditë trajtohej mirë nga n/koloneli me arsim përkatës, ndërsa punonjësi tjetër Gjok Gjoka komandanti i zjarrfikësve Gjok Gjoka i dalë në lirim në moshë të re, edhe se është jashtë profilit ka mundur të mbijetojë duke dhënë prova për servilizëm dhe besnik ndaj PD-së. Sot në n/prefekturën e Mirditës nuk ka nevojë për ushtarak pasi në Mirditë ka dekada që nuk duket njeri me uniformë jeshile, atë të ushtarakut. Sot vendi i Shefit të MCR-së të rrethit është zëvendësuar me emërtimin Përgjegjës i Emergjencave Civile, çka nuk ka asnjë lidhje me problemet ushtarake, ndaj ky vend pune duhet të jetë i plotësuar me inxhinier ndërtimi, topograf, ose më e pakta ekonomist, pasi ka të bëjë me fatkeqësitë natyrore, siç janë tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e tokave, shembja e shtëpive etj.. Këto kërkojnë që të vlerësohen në vlera leku për qytetarët apo banorët në ato vende, ku ndodhen fatkeqësitë. Ndërsa personi, i cili ndodhet aktualisht në këtë vend pune nuk e përballon dot nga mungesa profesionale, çka do të thotë mungesë shërbimi ndaj popullit.