Asnjë fitues për koncesionin 1.2 mld € të projektit Milot-Fier / Ministria s’kualifikon ofertën e vetme në garë

251
Sigal

Tenderi për të dhënë me koncesion “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier ka dështuar.  Pas dy shtyrjesh të afatit të garës Ministria e Infrastrukturës ka skualifikuar ofertën e vetme në gara, pasi nuk plotësonte kushte teknike. Burime nga Ministria e Infrastrukturës thonë se e vetmja ofertë e prezantuar ishte nga kompania greke ‘TERNA”.

Investimi në këtë projekt ishte parashikuar të arrijë në 1.2 miliardë euro, dhe është shpallur ofertë e pasuksesshme pasi nuk plotësonte kushtet teknike.  Gjatësia e rrugës është 115 kilometra, nga të cilat 53 kilometra rrugë e re dhe 62 të tjerat gjatësi që do të rehabilitohen. Tenderi ishte ndërkombëtar dhe pjesë e projektit madhor të autostradës Adriatiko-Joniane. Rruga Milot-Fier pritet të përfundojë deri në vitin 2026.

Ky investim do të bëhej i gjithi nga privati ndërsa shteti garantonte 10% të investimit në 16 vitet e para nëse nuk plotësohej trafiku prej 32 mijë automjetesh.

Po të njëjtat burime thonë se tenderi do të rihapet përsëri për të gjitha kompanitë e interesuara.