Dylgjeri – Ramës : Je i vetmuar se shqiptarët të kanë kthyer shpinën

361
Gazetari i njohur Ylli Dylgjeri ka reaguar në një statust në rrjetin social facebook në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama i cili ka thënë se është i vetmuar dhe se me zor po edukon shqiptarët.
Ja postimi i plotë :
Shqiptarët nuk të kuptojnë më…
Pas viteve 90, kur komunizmi ishte rrëzuar,
dhe vendin e drejtonte Partia Demokratike një ftese e ardhur nga kancelaritë e europës e ftonte Doktor Berishën në një samit. Në avion, doktorit i bie vendi në kolltuqet e para të business class. Në krah të tij, ishte ulur më parë një burrë veteran, që udhëtonte drejt djalit në perëndim. Pasagjeri i ngarkuar me antiberishizëm sa pa doktor Berishën ti ulet pranë, kthehet me fytyrë nga dritarja e avionit duke i kthyer shpinën Atij.
Ishin vitet e para të demokracise dhe urrejtja per Doktorin mbizotronte te brezi që humbi gjithshka por jo lirinë…
Pas ngritjes se avionit, i vjen rradha shërbimit të stjuardeseve bashkë me karrocën e pijeve.
Pasagjerit ne krah te Doktorit i vjen rradha e shërbimit.
Stuardesja në anglisht e pyet:
Çfarë do të pini zotëri?
Pasagjeri nuk kthehej drejt, e bënte sikur nuk dëgjonte.
Doktori, për ta ndihmuar e pyet: çfare do të pish?
Pasagjeri pasi kthehet me inat i thotë shqip; s’di shqip!
Në kolltuqet përreth plasi ilariteti…
Kështu po ndodh me Ty, e me popullin tënd o Ramë!
Të kanë kthyer shpinën, e nuk duan as të kuptojnë e as të flasin shqip me Ty. Ke rrëzuar demokracinë.
Je i vetmuar.
Sigal