Të maskuar dhe me armë, dhunojnë çiftin dhe u grabisin makinën

522
Sigal

Grabitet me armë një automjet  në kryeqytet.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës në autostradën  Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias’.

Dy persona te maskuar dhe të armatosur kane dhunuar një çift dhe nën kërcënimin e armës u kanë marre atyre automjetin tip “Fiat”.

Policia e Tiranës ngriti pika të shumta kontrolli në kryeqytet por nuk mundi te arrestoje autorët, ndërkohë  vijon puna për identifikimin e tyre.