Detaje nga masakra në Devoll, autori i vrau fqinjet dhe i mbajti dy ditë në shtëpi

179
Sigal

Vrasjen e dy gravenë Devoll, Ali Zili e ka kryer dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre. Natën e vrasjes, Zili pas krimit është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës, duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushta viktimat. Në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit. Arrestimi u bë në shtëpinë e tij. Për policinë lokale motivi i ngjarjes mbetet grabitja.