Problemet nga moti në dy njësi në Shkodër, Celibashi: Ja çfarë ndodh nëse procesi nuk nis deri në mesditë

173
Sigal

Në dy njësi në zonën e Dukagjinit në Shkodër, procesi i votimit për kryetar bashkie të Shkodrës nuk ka nisur pasi komisionerët e kanë të pamundur të shkojnë në qendrat e votimit nga reshjet e dëborës dhe moti i keq. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse procesi nuk nis brenda 5 orësh.

“Nëse procesi i votimit nuk do të zhvillohet për një periudhë kohore prej 5 orës zgjedhjet atje janë të pavlefshme. Ligji ka dhënë një periudhë tolerance prej 5 orësh. Nëse nuk fillon për 5 orë, zgjedhjet anulohen. Është për t’u vlerësuar gjesti i tyre për të shkuar në vendin e punës dhe pse kushtet e motit janë të pafavorshme”, tha Celibashi.