Kryemadhi në Lushnje: Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano meriton mbështetjen tonë dhe fitoren

210
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Lushnje, nga ku ka siguruar mbështetjen për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano.

‘Fitorja e Shtëpisë së Lirisë, është triumf i qytetarëve të lirë mbi Rilindjen e varfërisë ekonomike që ka zbrasur vendin nga njerëzit dhe rinia’, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhi:

Këtë të dielë, qytetarët e Lushnjes kanë mundësinë e vërtetë për të zgjedhur në drejtimin e Bashkisë djalin e tyre, i cili do të jetë i përkushtuar në përmirësimin e qytetit.

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano meriton mbështetjen tonë dhe fitoren.

Fitorja e Shtëpisë së Lirisë, është triumf i qytetarëve të lirë mbi Rilindjen e varfërisë ekonomike që ka zbrasur vendin nga njerëzit dhe rinia.

Lushnja voton 🗳 më 6 Mars ✅