Të dy të shtuar tek Infektivi, burri humb betejën me koronavirusin, ndërsa gruaja e fiton

307
Sigal

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se betejën me COVID-19 e ka humbur një 90-vjeçar nga Fieri, që ndodhej i shtruar në spitalin infektiv.

I moshuari ndodhej prej 11 ditësh në intubim dhe vuante edhe nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Por, nga familja e 90-vjeçarit nga vjen një lajm i mirë, pasi gruaja e tij, e cila rezultoi 2 javë më parë me COVID-19, është shëruar plotësisht.

Mësohet se gruaja ndodhet në spitalin Infektiv, por nuk ka marrë ende lajmin se burri i saj nuk jeton më. Ajo do të dalë sot nga spitali.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Numri i viktimave ka shkuar në 25 dhe betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona