Te cili gisht ju pëlqen të vendosni unazën? Zbuloni se çfarë do të thotë për karakterin tuaj

624
Përveç që është një pjesë e preferuar e modës, unaza flet shumë për atë që e mbanë. Është veçanërisht i rëndësishëm gishti në të cilin mbahet, ky fakt tregon mw tepwr rreth karakterit tuaj.
Gishti u madh: unaza e kushtueshme në gishtin e madh simbolizon forcën e vullnetit, tregon vendosmërinë dhe mungesën e fleksibilitetit. Këta njerëz duan të imponojnë mendimin e tyre, mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe se i frigohen ndryshimeve.
Gishti tregues: unaza në gishtin tregues simbolizon autoritet dhe ambicie. Në të kaluarën, mbretër të shumtë unazën e kanë mbajtë pikërisht në këtë gisht. Ky pozicion zbulon udhëheqësin e lindur dhe njerëzit që duan forcën të cilët nuk kanë kurrëfarë problemesh me mungesën e vetëbesimit.
Gishti i mesëm: Mbajtja e unazës në gishtin e mesëm tregon në individualitetin dhe kuptimin e shkëlqyer për drejtëpeshim në jetë. Unaza në mes është një shenjë se ai që e mbanë e dallon shkëlqyer të mirën nga e gabuara, por edhe që ka nevojë të vazhdueshme që të gjitha në jetë t’i mbajë nën kontroll.
Gishti afër të vogwl (unazës): Përveç që është simbol i dashurisë, unaza në gishtin afër gishtit të vogël (unazës) simbolizon kreativitetin në të gjitha fushat e jetës. Njerëzit të cilët e mbajnë aty, janë optimistë dhe inovativ në zgjidhjen e problemeve.
Gishti i vogël: Unaza në gishtin e vogël zbulon qëndrimet tuaja dhe botëkuptimin. Këta njerëz i karakterizon emocionaliteti, aftësia dhe kreativiteti. Janë të shkëlqyer në komunikimin me të tjerët dhe lehtë i identifikojnë nevojat e tyre.
Sigal