Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, u shoqërua me një sërë aktivitetesh, konferencash e diskutimesh.
Zhvlillimi teknologjive modern bashkëkohore, si një nga pikat më të rëndësishme në shumë kompani, mori një vëmendje më të madhe përmes komferencës së Projektit AIC, me fokus te Durana Tech Park.
Drejtoresha e Koroporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona tregoi për projektin Durana, dhe rëndësinë e tij, si një mundësi e mirë për tërhequr më shume investime dhe bashkëpunime me të tjera kompani vendase dhe të huaja.
“Ne ndërtuam idenë fillestare të Durana, Durana është një biznes teknologjik që synon bashkëpunime me kompani të tjera në rajon dhe kjo është e rëndësishme. U munduam të bënim këtë, një ekosistem të ri virtual mes Tiranës dhe Durrësit duke sjellë një model inovator sipas teknologjive më të mira “, tha Kokona.
Ajo kërkoi që të ketë dhe mbështetje nga qeveria dhe ministria e linjës.
“Kemi shumë aktivitete, por presim që të kemi më shumë bashkëpunime dhe dyer të hapura nga institucionet shtetërore”, u shpreh Kokona.
Sfidat e Durana Park tashmë janë afrimi i më shumë kompanive shqiptare dhe të huaja.
“Ne jemi në diskutime të vazhdueshme me shtete të ndryshme për të sjellë njerëz me eksperiencë ne këtë industri. Duam të shohim mundësitë e sjelljes së kompanive ndërkombëtare në Shqipëri, në ketë habitat virtual. Ne kërkojmë të jemi tërheqës për kompanitë ndërkombëtare “, tha Kokona.
Gjatë konferencës, pati edhe sugjerime nga të pranishmit dhe sipërmarrësit në fusha të ngjashme me fokus teknologjine.
Edukimi i brezit, u shpreh Erjon Nako, Menaxheri i SDA, është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kësaj industrie.
“Të bësh investime të tilla të mëdha, si Durana, duhet të kesh burime njerëzore me aftësi të zhvilluara në këttë fushë, në mënyrë që të ketë sukses. Edukimi është çelësi i vazhdimis së kësaj industrie. Të ndërtojmë një grup njerëzish që të kenë aftësi në teknologji, njësoj si në Kinë apo shtete të tjera të mëdha. Duhet të ketë më shumë konferenca dhe trajnime për të ndihmuar në krijimin e këtij grupi njerëzish. Ne nuk i konkurojmë dot vendet e mëdha, por ne mund të konkurojmë vendet e rajonit. Gjithësesi, duhet të përcaktohet se çfarë duam të arrijmë “, është shprehur ai.
Ferdinant Gjana nga WBU, theksoi se, “këto projekte teknologjike janë shumë të rëndësishme për vendin, apo edhe rajonin”.
“Instituti ynë akademik ka krijuar disa gjenerata të edukuar në këtë fushë. Ne nuk kemi ende një kulturë për inovacionin. Këtë koncept duhet të ndryshojmë, që njerëzit të kene interes për të studiuar e për tu profesionalizuar në këtë fushë. Burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e kësaj fushe, duhen më shumë bashkëpunime me kompani të ndryshme. Ghithashtu, eksperiencat nga Kosova dhe vendet e rajonit, patën shumë rëndësi”, tha Gjana.
Edlira Martiri nga UT Cyber Morfosis, vuri në dukje se, përfshirja e grave dhe vajzave në teknologji, ështe një tjetër pikë e rëndësishme për tu zhvilluar.
“Jam shumë e entuziazmuar nga Durana, por në konceptimin tim ka diçka që mungon, duhet të ketë më shumë njerëz me ide dhe start up, vetëm kështu mund të ketë sukses, që të trokasim në derën tonë dhe që ne të kemi sukses. Sa i përket grave në këtë fushë mund të them se nuk ndikon aspak gjinia, mjafton të kesh ide dhe vizione “, u shpreh Martiri, teksa vuri në dukje forcën kreative të grave dhe vajzave në zhvillimet teknologjike.
Gjatë konferencës, fjalëne mori edhe Adrian Hoxha Ceo of Albafone.
“Ne vijmë nga Prishtina dhe kur filluam këtët diskutim dëgjova për ëndrat, dhe une besoj shumë te to, por fillimisht duhet të kesh një të tillë. Është një iniciativë e mirë, por ne duhet të pyesim veten sa e madhe është endra jonë, dhe çfarë duam ne? Lehtësirat dhe infrastruktura që ofron Durana do ta bëjnë atë të ketë sukses dhe të kërkohet nga të interesuarit. Duhet të jetë një ambient ku të takohesh me njerëzit dhe të shkëmbesh eksperienca. Ne mund të jemi më të mirët, por duhet të punojme shumë për të rritur ëndrrën tonë të madhe…”, tha ai.
Panelistët akademikë dhe eskpertë të fushës në fund të konferencës, e konsideruan të frytshëm diskutimin dhe ndarjen e eksperiencave.
Klik Ekspo Group kontribues në dialogun midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së
CDI, Haçkaj: Kompanitë e Ballkanit kontribues pozitivë për konkurueshmërinë e Europës
“Konvergjenca e Shqipërisë me BE-në: Kohezioni dhe Konkurueshmëria”, ishte treyza e radhës e organizuar në Tiranë, si pjesë e eventeve të edicionit të 30 të Panairit Klik Ekspo Group, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve evropiane dhe aktorë kyç shqiptarë për të diskutuar mbi integrimin e përshpejtuar të vendeve të Evropës Jug-Lindore dhe ndikimin e tij në politikat e Kohezionit dhe Konkurueshmërisë të Bashkimit Evropian.
Tryeza u organizua nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në partneritet me Presidencën Hungareze të Këshillit të BE-së, në prag të Këshillit Informal të Ministrave të BE-së që do të zhvillohet më 8 nëntor në Budapest.
Gjatë diskutimeve, u theksua se vendet e Evropës Jug-Lindore, të cilat janë de facto të integruara në sistemin ekonomik të BE-së, jo vetëm që përfitojnë nga politikat e Bashkimit Evropian, por gjithashtu kontribuojnë në forcimin e pasurisë, sigurisë dhe qëndrueshmërisë së BE-së. Këto vende ofrojnë mundësi të rëndësishme për ekonominë e BE-së në fusha të tilla si energjia, transporti dhe materialet kritike të papërpunuara.
Drejtori i Kërkimit pranë Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ardian Haçkaj, paraqiti tezën “Aderim para Anëtarësimit”, sipas së cilës Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në procesin e politikbërjes të BE-së para se të bëhen anëtare të plota. Kjo do të mundësonte një proces më të qetë dhe më të efektshëm të zgjerimit, duke rritur kohezionin dhe konkurueshmërinë në nivelin rajonal dhe të BE-së në tërësi.
‘’Takimi i sotëm zhvillohet në vazhdën e përpjekjeve që po bën Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, edhe si një nga konkluzionet e Forumit të Ndërlidhshmërisë së Tiranës mbi tezën që kemi ne, është aderimi para anëtarësimit, që do të thotë që jo vetëm Shqipëria, por dhe vendet e tjera kandidate mund dhe duhet të marrin pjesë në politikbërjen e Bashkimit Europian, përpara se të bëhen anëtar, në sensin që ne vazhdojmë tratativat, negociatat, hapjen dhe mbylljen e kapitujve, ndërkohë asgjë nuk na pengon që të jemi më aktiv, të kemi më tepër ndikim, të marrim pjesë në të gjitha programet, edhe projektet që Bashkimi Evropian ka në dispozicion edhe nga të cilat ne mund të përfitojmë,’’ theksoi Haçkaj në deklaratën e tij.
Haçkaj u shpreh se, “ne jemi në këtë rast krenar dhe të nderuar që presidenca hungareze një ditë përpara këshillit informal të ministrave që organizohet në Budapest, organizoi këtë event në Tiranë për të marrë informacion nga baza, nga vendi ku ndodh, nga rajoni, mbi cilat janë kontributet që ky rajon mund të jap në të mirë të ekonomisë europiane”.
“Ne kemi përdorur raportin e Mario Draghit që ka dalë së fundmi dhe kemi identifikuar sektorët e aktivitetit ku vendet dhe kompanitë e Ballkanit mund të jenë aktorë pozitivë, kontribues pozitivë për konkurueshmërinë e Europës duke filluar që nga materialet kritike si për shembull litiumi, bakri, kobalti etj, duke vazhduar me energjinë e pastër, duke vazhduar me rrjetin e transportit, pasi Ballkani ndodhet i rrethuar nga vende anëtare, kështu që një përmirësim i rrjetit të transportit këtu, ul dhe kostot, përmirëson qasjet e vendeve të BE-së, bizneseve të BE-së në burime natyrore në tregje nga më të ndryshmet. Po ashtu ajo që u vu re dhe që u përmend në këtë tryezë të rrumbullakët, sigurisht që është edhe potenciali që kanë vendet tona për të marrë pjesë në zinxhirin e vlerës së kompanive europiane, duke ofruar mundësi industriale të ndryshme, mundësi manifakture e kështu me radhë”, theksoi Haçka.
Një nga risitë kryesore të tryezës ishte ndryshimi i këndvështrimit për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, jo vetëm si përfitues të fondeve të BE-së, por edhe si kontribues në forcimin e konkurrueshmërisë, kohezionit dhe stabilitetit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në një periudhë të ngarkuar nga ndryshimet gjeopolitike.
E drejta e autorit në muzikë, Panairi i Klik Ekspo Grup i jep vëmendje problemeve në pronësinë i telektuale
Mbrojtja e të drejtave të autorit në industrinë e muzikës, është një temë për të cilën pak flitet në shqipëri, megjithëse problemi është i madh e i pranishëm gjithndes.
E ky shqetësim i aktorëve në industrinë e muzikës, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes së Klik Ekspo Grup.
Në panairin e 30-të të tij, një nga konferencat ishte e dedikuar pikërisht në adresimin e kësaj problematike.
Pas ushqimit, muzika është ajo që prodhohet më së shumti në Shqipëri, por kjo industri ka nevojë për disa rregullatorë.
Për një vepër muzikore, tha Spiro duhet të paguaj kushdo që e përdor.
Oltion Spiro, drejtor i Alb Autor sqaron edhe problemet kryesore në këtë industri.
“Dy pika kryesore dua të nënvizoj; ajo që duhet të vendoset në qendër të vëmendjes është vepra, e me pas sigurisht producenti. Kjo sjell më pas dy mrrëdhenie, ajo me producentin dhe ajo me përdoruesit.
Në kontrat kërkohet që autori të heq dorë nga vepra e tij, e kjo me pas i ngel producentit.
Nuk mund të bëhet pronar producenti, ai thjesht mund ta përdor atë.
Çështja e dytë lidhet me përdoruesit e të drejtave, qw janë ata online dhe ata fizk.
Përdoruesit virtual nuk pranojnë të zbatojnë ligjin.
Eventet, lokalet, koncertet, mediet etj përdorin të gjithë vepra me autor, përdoruesot duhet të paguajnë.
Vetem në Shqipëri nuk funksionon kjo, funksionon në Malin e Zi, në Bosnje etj. “, tha Spiro.
Kjo shkelje e ligjit u pranua edhe nga përfaqësuesi ligjor, avokati Elton Zeneli.
Zeneli sugjeroi edhe më shumë bashkëpinim me institucionet shtetërore.
Elton Zeneli, avokat te Puto PartnersLaw Firm, tha se, “Duhet të gjendet një mënyrë për këto subjekte që nuk zbatojnë ligjin, për tua marr këtë pagesa”.
“ Do ishte mirë të kishte bashkëpunim, jo vetem me atë të mbrojtjes së të drejtave të autorsisë, por edhe me inspektoriate të ndryshme. Veç ligjit duhet patjetër edhe shume sensibilizim. RTSH për shembull mund ta bëj këtë.” , us hpreh ai.
Por veç zbatimit të ligjit nga përdoruesit dhe inspektimeve nga institucionet përkatëse, me shumë rëndësi është edhe respektimi mes autorëve.
Kompozitori dhe artisti Gjergj Kaçinari në fjalën e tij u shpreh se rregullimi i këtij tregu duhet të të nis nga vet artistët.
Gjergj Kaçinari, kompozitor, artist tha se, “Në botë e drejta e autorit funksionon prej një shekulli. Unë dua ta gjej problemin te vetja dhe mendoj që sensibilizimi duhet të nis nga vet artistët”.
“Artistët paguhen vetem në lokale dhe koncerte, dhe nuk e shohin të drejtën e autorit si një mundësi fitimi.
Më vjen shumë mirë që këtu në klik ekspo grup po trajtohet kjo çështje. “, u shpreh ai.
Të drejtën e autorit në vendin tonë duket se e zbatojnë më së shumti sipërmarrësit e huaj, kjo pasi, sipas Kleart Durajt, sepse dinë rreziqet ligjore.
Kleart Duraj, vur inë dukje se, “Është problem mbledhja e të ardhurave nga muzika, por ne duhet të ngremë zërin për të mbledhur këto tarifa. Në këtë pikë nuk kemi problem me ligjin, por me zbatimin e tij. Ka rreth 8 vite që kjo mbledhje e të ardhurav nga muzika është miratuar, por ajo që shihet është se në Shqipëri, përdorimin e muzikës e paguajnë vetëm bizneset e huaja.”
Por për shqiptarët duket se shpenzimet për art i konsiderojnë të tepërta, ndaj dhe zbatimi i të drejtës së kësaj autorsie njihet dhe zbatohet sa duhet.
Gerhart Veizi: Eksperti i industrisë së muzikës theksoi se, “Një nga problemet më të mëdha në shqipëri është edhe pjesa ekonomike, ndaj shpenzimet për art janë pak të rënda për ne. ”
“Ka një regjistër ku depozitohen veprat artistike në shqipëri, sqaron Bledi Qirko, nga Albautor, e kjo për të të ruajtur prodhimet nga plagjatura. Megjithatë, theksi edhe për të, duhet të jetë te ndërgjegjesimi i të gjithë përdoruesve.
Në Malin e Zi agjencia simotër e Albautor ka gjeneruar rreth 40 herë më shumë se në Shqipëri.
Pikërisht këto të ardhura do ti kalonin autorëve shqiptarë dhe do promovohej më shumë arti ynë.”, u shpreh Veizi.
Mes gjithë diskutimeve ajo që i bëri bashkë panelistët ishte pikërisht ndërgjegjësimi, e më pas edhe zbatimi i ligjit.
Këto të dyja, sipas aktorëve të industrisë së muzikës janë hpat e parë për respektimin e të drejtës së autorit në muzikë.
Në përfundim të diskutimit, u njoftua gjithashtu se në prill nga data 11-13 do të organizohet nga Klik Ekspo Grup panairi i muzikës, muse-x.
Klik Ekspo Group tryezë me sektorin bankar
Digjitalizimi i shërbimeve në banka, gati draft i ri i mbrojtjes së të dhënave personale
Sfidat e digjitalizimit në sektorin bankar ishte një tjetër tryezë diskutimi, e organizuar në kuadër të edicionit të 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Pjesë e panelit të diskutimeve ishin përfaqësues nga bankat e nivelit të dytë dhe mikrofinancës që operojnë në Shqipëeri prej vitesh. Oliver Baur, CEO i Tirana Banka, u shpreh se digjitalizimi është një domosdoshmëri dhe një zgjidhje efikase për institucionet bankare dhe jo vetëm, duke reduktuar kostot monetare dhe kohore, dhe duke qenë më afër klientelës me shërbime të shpejta. Por gjithashtu z.Baur evidentoi edhe faktin se digjitalizimi kërkon investime dhe mbart brenda vetes edhe sfida të tilla si mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë.
Digjitalizimi
‘’Ne po investojmë vazhdimisht për zgjidhjet digjitale për të adresuar kërkesat e klientëve. Sfida kryesore është sigurisht kostoja. Kjo është e para që vjen në mendjen time sepse këto zgjidhje nuk janë të lira në kosto nëqoftëse duam të jemi në nivelin e asaj që klientët tanë po hasin. Nuk po flasim vetëm për zgjidhje që ofrohen vetëm në Shqipëri, por për zgjidhjet jofinanciare që ofrohen kudo në botë. Ne sot mund të shohim një ndryshim të madh me atë që ofrohet në Shqipëri dhe me pritshmëritë e të gjithë klientëve. Kështu që këto zgjidhjet e reja, këto pritshmëri të reja vijnë me një investim në kosto dhe gjithashtu aftësi që janë të kërkuara në vend për të zhvilluar këto zgjidhje. Dhe gjithashtu, këto teknologji të reja, mënyra të reja të punës, ndërveprimi, vijnë me sfida të reja. Mbrojtja e të dhënave, transparenca dhe privatësia, që ne do të diskutojmë gjerë sot. Por e para gjë është investimi dhe shpresojmë te ideja për të rikuperuar kostot më vonë,’’ thekso ai.
Mbrojtja e të dhënave personale
Besa Velaj, drejtore e Kabinetit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale pjesë e panelit në fjalë, u ndal në situatën aktuale të procesit të digjitalizimit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale. ‘’ Ne kemi nevojë për të gjitha lehtësitë që sjell dixhitalizimi, por në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh “kartat e sigurta” që duhen vënë në vend. Aktualisht autoriteti ynë po punon për këto prej tre vitesh, po punojmë për një draft të ri të mbrojtjes së të dhënave personale, i cili vjen në përputhje me legjislacionin vendas me kuadrin ligjor të BE-së për këtë çështje. Ndoshta të gjithë ju e keni vënë re gjatë vitit 2018 në emailin tuaj personal, se të gjithë ofruesit e kësaj rritjeje kanë hequr emailet e rregullimit të pëlqimit të BE-së për GDPR (General Data Protection Regulation), që hyn në gjenerimin e një rregulloreje mbrojtëse, e cila është qartësisht instrument i zbatueshme për të gjitha vendet e BE-së. Pse po flas me TPR? Për shkak të zhvillimit të saj, përpunimit dhe më pas miratimin në Parlamentin Evropian. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, u bë realitet që legjislacioni ekzistues për mbrojtjen e të dhënave, nuk i përgjigjej siç duhet. Pra, vjen nevoja për të menduar zhvillimin e legjislacionit për t’iu përgjigjur një realiteti të tillë. Kjo është arsyeja pse Parlamenti i BE-së përpunoi këtë instrument të ri, i cili ishte një rregullore. Dhe për shkak të nevojës për të shmangur çdo problematikë për rregullat e mbrojtjes së të dhënave, bëhet e nevojshme të përdoren këto instrumente, pjesërisht të zbatueshme për të gjithë qarkun, dhe të përfshihet mundësia e ndryshimit nga një vend në tjetrin,’’ theksoi ajo.
Klik Eskpo Group
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, më i madhi event i bisneseve në Shqipëri çeli siparin këtë të mërkurë me një pjesëmarrje të gjerë të bizneseve shqiptare dhe të huaja të ardhur nga 15 vende të ndryshme të botës. Edicioni i këtij viti shënoi edhe një përvjetor jubilar të Klik Ekspo Group, 30 vjetorin e këtij panairi që tashmë është kthyer në një një traditë duke u shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Panairi do të vijojë të qëndrojë i hapur deri më datë 9 nëntor në Pallatin e Kongreseve.