Të afërmit identifikojnë viktimat e aksidentit tragjik të Kroacisë

212
Sigal

Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar vajin e familjarëve të viktimave në aksidentin e sotëm, të cilët mbërritën në spital sot pasdite për të identifikuar të dashurit e tyre, raportojnë mediat kroate.

Dhjetë prej tyre vdiqën në vend, dhe megjithëse fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre.

Ndërsa raportohet kjo, është bërë identifikimi i dy personave të tjerë, por për arsye të kuptueshme, anëtarët e familjes nuk ishin në gjendje të flisnin.