“Tapë” në timon/ Dy aksidente në Vlorë, arrestohen shoferët

404
Sigal

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shoferë të cilët kanë shkaktuar dy aksidente, ndërsa kanë rezultuar se kanë qenë në gjendje të dehur.

Në pranga kanë rënë: -V. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Omonies”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit u dëmtua dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës;

L. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, si pasojë e të cilit u shkaktuan dëme materiale.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.