Importet drithërave ranë me 27 % në 10-mujor, shkak rezervat, emigrimi dhe prodhimi vendas

291
Sigal

Importet e drithërave në sasi shënuan rënie të fortë gjatë periudhës janar-tetor 2022, jo e zakontë në vitet e mëparshme.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë 10-mujorit u importuan rreth 193 mijë tonë drithëra nga më shumë se 266 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, me rënie 27.4%.

Pas këtyre zhvillimeve qëndrojnë tre faktorë themelore. E para rezervat e trashëguara nga viti i kaluar, e dyta emigrimi i lartë i të rinjve gjatë këtij viti dhe e treta rritja e prodhimit vendas për autokonsum nga frika e bllokimit të furnizimeve nga lufta në Ukrainë.

Burimet nga tregu pohuan se, gjatë vitit të kaluar, importuesit rriten sasitë e furnizimeve të frikësuar nga çmimet e drithërave në bursat ndërkombëtare, të cilat po rriteshin me shpejtësi.

Këtë vit tregjet e drithit u përkeqësuan edhe më tej pas luftës në Ukrainë, ku çmimet shënuan rekorde në të reja në fillim të marsit me mbi 1300 dollarë për tonë. Si kudo në botë edhe në Shqipëri konsumatorët blenë sasi të larta të miellit gjatë marsit dhe prillit 2022, por pas kësaj periudhe shitjet ranë në mënyrë drastike duke ndikuar edhe në rënien e importeve të reja

Aktualisht një ton grurë kushton në bursat ndërkombëtare 800 dollarë, nga rreth 1300 dollarë që ishte në maj të vitit 2022, mirëpo mbiçmimi i dollarit ndaj lekut në nivelin 117 aktualisht lekë nga 107 lekë që ishte një vit më parë nuk po favorizon importin.

Importet e drithërave në dy dekadat e fundit janë vënë në trend rënës edhe për shkak të pakësimit të popullsisë vendase nga lindjet më të pakta dhe nga emigracioni. Të dhënat nga Eurostat dhe nga Ministria e Brendshme e Britanisë tregojnë se, gjatë së paku 20 mijë shqiptarë kryesisht të rinj kanë kërkuar azil deri në vjeshtë.

Adi Haxhiymeri i cili drejton shoqatën Përpunuesve të Miellit, thotë se, konsumi i brumërave po pëson rënie çdo vit për shkak të emigracionit. Të rinjtë janë konsumatorët kryesorë të brumërave, ndaj largimi i tyre shënon rënie të menjëhershme në të shitjeve e për rrjedhoje edhe të importeve.

Këtë fakt e pohuan edhe pikat e pakicës në Tiranë, të cilat pohuan se këtë vit konsumi ka pësuar rënie të ndjeshme për shkak të emigracionit. Fenomeni i cili më parë ka qenë më i dukshëm për rrethet, vitet e fundit dhe sidomos këtë vit ka përfshirë edhe Tiranën. Një anketë e INSTAT gjeti se gjatë 2011-2019 rreth 100 mijë persona janë larguar në emigracion nga kryeqyteti.

Një arsye tjetër që ka ndihmuar sasinë në ulje të importeve të drithërave është edhe rritja e prodhimit vendas për vetë konsum. Statistikat për prodhimin e drithërave në vend mungojnë edhe pse sezoni i korrjeve ka përfunduar.

Importet drithërave ranë me 27 % në 10-mujor, shkak rezervat,