Helmimi i dasmorëve në Durrës, arrestohet pronari dhe kuzhinieri i restorantit

192
Sigal

Është arrestuar pronari dhe kuzhinieri i një restoranti në Durrës për shkak se gjatë një ceremonie martesore rreth 20 persona kishin shenja të helmimit.

Pesë prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se ka arrestuar Pajtim Kacanin pronari i restorantit dhe Bledar Hasa me detyrë kuzhinier.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.