Prej mëse 10 ditësh angiografi i Spitalit Rajonal Shkodër është i prishur. Megjithëse flitet për një difekt banal në UPS, ai akoma nuk po rregullohet.
Pacientët me infarkt për të bërë koronarografinë, detyrohen të vijnë në Tiranë, për një procedurë të thjeshtë, duke rrezikuar jetën.
Më e çuditshmja është se ky angiograf është në kontratë mirëmbajtjeje nga firma MSE.
Duke parë në sitë-n e QKR, vëmë re që MSE është një kompani, ku shumica e kapitalit është anonime dhe vjen nga një zonë off-shore.
Çudia më e madhe është sesi një kompani e tillë mund të fitojë tenderin, kur për kompanitë shqiptare ka një listë të tërë me kërkesa juridike, kurse kjo kompani lidh kontratë duke qenë totalisht anonime.
Tre mjekët hemodinamistë të spitalit Shkodër aktualisht janë pa punë dhe presin ashtu siç pret i gjithë veriu i Shqipërisë që ky aparat të jetë në shërbim të të sëmurëve.
Flitet një aparat i tillë ka kushtuar diku të 1 miliardë lekë dhe se spitale private e kanë këtë aparat, ndaj dhe e gjithë situate duket si një skemë e mirëmenduar për të ‘vjelur’ pacianetët si klientë.






















