Dizajneri i famshëm i modës mbyll markën e tij pas 27 vitesh

303
Sigal

Dizajneri belg Raf Simons do të mbyllë markën e tij të modës me të njëjtin emër pas 27 vitesh, njoftoi ai të hënën. Simons e bëri publik lajmin e papritur në Instagram, duke shkruar se koleksioni Pranverë-Verë 2023 do të jetë i fundit.

“Nuk i gjej dot fjalët për të treguar se sa krenar jam për gjithçka që kemi arritur. Jam mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme nga ekipi im, nga bashkëpunëtorët e mi, nga media dhe blerësit, nga miqtë dhe familja ime, si dhe nga adhuruesit tanë të devotshëm dhe ndjekësit besnikë. Faleminderit të gjithëve, që besuat në vizionin tonë dhe që besuat te unë.” – shkroi ai.

Dizajneri i famshëm i modës mbyll markën e tij pas 27 vitesh

Gjatë gati tri dekadave, Simons është bërë një emër i njohur në industrinë e modës. Ai lançoi markën e tij në vitin 1995 dhe ka mbajtur role të njëpasnjëshme si drejtor artistik në Jil Sander, Christian Dior dhe Calvin Klein, para se të ishte drejtor artistik te Prada së bashku me Miuccia Prada në prill të vitit 2020, post të cilin e ka ende.

Në vitin 2017, Simons u emërua Dizajner i Vitit nga Këshilli Amerikan i Dizajnerëve të Modës për punën e tij në Calvin Klein dhe Dizajneri i Vitit nga Këshilli Britanik i Modës.

Dizajneri i famshëm i modës mbyll markën e tij pas 27 vitesh

Ai konsiderohet si një nga dizajnerët më të famshëm në modën moderne, duke ndikuar te veshjet e meshkujve dhe femrave në mbarë botën. Adhuruesit e tij përfshijnë Rihanna-n, Emma Watson dhe Charlize Theron.