Kreu i Partisë së Lirisë, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se 11 Shtatori i 22 viteve më parë ishte një moment tronditës për SHBA-të dhe për të gjithë botën.
Reagimi i plotë:
Kujtojmë me nderim dhe respekt viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
11 Shtatori i 22 viteve më parë ishte një moment tronditës për SHBA-të dhe për të gjithë botën, por njëkohësisht ishte dhe fillimi i një aleance mbarëbotërore në luftën kundër terrorizmit, aleancë në të cilën Shqipëria u bashkua menjëherë dhe ka dhënë dhe do të japë gjithmonë kontributin e saj të pandërprerë.