Tenton t’i rrëmbeje nënës fëmijën katër vjeç nga duart, arrestohet autori

331
Sigal

Rreth orës 22:00, mbrëmjen e së premtes, në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës, një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka tentuar të rrëmbeje një fëmije 4-vjeçar.

Fëmija ka qenë pranë nënës në momentin që një person është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Policia menjëherë pas sinjalizimit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona.
Personat janë shoqëruar, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe është arrestuar personi që e ka rrëmbyer identitet i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se i arrestuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.