Studiuesi italian: Indeksi i lumturisë, Shqipëria ra 30 vende me Ramën në pushtet

124
Sigal

Gazetari dhe studiuesi italian, Andreas Christian Mazza ka komentuar në lidhje me raportin e lumturisë të publikuar nga OKB.

Në këtë raport Shqipëria ka humbur shumë vende, dhe shqiptarët rezultojnë populli më i palumtur në Europë, përveç turqve.

Sipas studiuesit italian, nën qeverisjen e Ramës, Shqipëria ka rënë 30 vende më poshtë.

‘Departamenti i zhvillimit të qëndrueshëm në OKB ka publikuar raportin 2022 për lumturinë e vendeve, i cili merr në konsideratë prodhimin e përgjithshëm bruto (GDP), mbështetjen sociale, lirinë e vendimeve, bujarinë dhe perceptimin e korrupsionit.

Shqipëria ka humbur rreth 30 vende, nga numri 62 më 2013, nën qeverinë e Sali Berishës, në numrin 90 më 2022, nën qeverinë e Edi Ramës.

Për t’u nënvizuar kapërcimi i Rumanisë, nga vendi i 90-të më 2013 në vendin e 28-të më 22’, shkruan gazetari dhe studiuesi italian, Andreas Christian Mazza.

Image

Renditja e Shqiperise ne vendin e 62 ne vitet 2010-2012, kur qeverisej nga Sali Berisha
Image

Shqiperia ne vendin e 90, nen qeverisjen e Edi Rames