Reshje të dendura shiu dhe rrebeshe paradite, më pas ndërpriten. Ja çfarë do të ndodhë të enjten me motin në vend

88
Sigal

Edhe pë të Enjten, sinoptikanët parashikojnë që vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë.

Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me erë të fortë.

Gradualisht në pjesën e parë të ditës reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor, e në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-13m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 14°C

në zona e ulëta 8 deri 19°C

në zona bregdetare 12 deri 19°C