E gjithë kjo valë të nxhetit duket se është e shkaktuar shumë nga natyra, por edhe dora e njeriut.
Sipas një studimi shkencor të bërë nga Qendra Klimatike të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe, ngrohja globale nga djegia e lëndëve fosile e ka rritur me 50 herë mundësinë që një pjesë e botës të përballet me temperatura të larta.
Sipas ekspertëve vala e të nxehtit në jug të Europës ka qenë 2.5 gradë Celcius më e lartë. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre evidentojnë rëndësinë e përshtatjes së botës me temperaturat e larta, se ato nuk janë më “të rralla”.
I nxehti është në mesin e katastrofave më vdekjeprurëse. Shtetet duhet të ndërtojnë shtëpi rezistente ndaj nxehtësisë, të krijojnë “qendra të freskëta”, dhe të gjejnë mënyra si t’i ulin temperaturat në qytet, përfshirë mbjelljen e më shumë pemëve.
Disa dekada të lëshimit të gazrave serrë në atmosferë kanë ndikuar në rritjen e temperaturave globale. Bota është ngrohur me 1.1 gradë Celcius në krahasim me epokën industriale. Nëse temperatura arrin 2 gradë, çka për shkencëtarët është shumë e mundshme, të tilla valë të të nxehtit do të jenë prezente çdo dy deri në pesë vjet.
Në studim është analizuar dhe roli i El Ninjos. Ky fenomen ndikon në rritjen e temperaturave globale, pasi ujërat e ngrohtë dalin mbi sipërfaqe të oqeaneve dhe i nxehti kalon në ajër. El Ninjo mund të ketë luajtur rol të vogël në këto valë të të nxehtit, por djegia e lëndëve fosile ka qenë kyçe për situatën aktuale.