Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit: Mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen

62
Sigal

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit për degët që rrezikojnë të mbyllen.

Në këtë protestë studentët kanë theksuar se autoritetet duhet të reflektojnë për politikat e gabuara të ndjekura deri më tani.

Po ashtu studentët dhe qëndresa qytetare, kanë kërkuar më shumë transparencë në lidhje me shifrat dhe politikat e ndjekura deri më tani.

“Katër vite shumë degë rrezikonin të mbylleshin për shkak të vendimmarrjeve të gabuara. Kambana jonë e alarmit para katër vitesh u injorua dhe në disa raste u sulmuam.

Sot jemi futur në një rrugë pa kthim. Të gjithëve besoj u kujtohet shpallja e programeve universitare të studimit. Askush nga autoritete nuk del të tregojë rezultatet e sondazhit kombëtar të studentëve. Kjo sepse as këtë herë nuk ia ka dalë të punojë për studentët.

Katër nga 35 programet janë mbyllur. Kjo tregon dështimin e politikave të ndërmarra nga politika e arsimit.

Studentët orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si pasaportë për të ikur jashtë vendit. Nuk kanë kaluar 24 orë nga deklaratat atdhetare, ndërkohë që dega e matematikës sot po mbyllet.

Durrësit është duke iu mbyllur dega e hoteleri turizmit. Askush nuk shqetësohet për fizikën. Indiferenca , keqqeverisja dhe lënia në harresa e degëve të arsimit”, tha një nga protestuesit