Meta kujton ditën e lindjes së Churchill: Politikani bëhet burrë shteti kur të nis të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo zgjedhjet e ardhshme

51
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar ditën e lindjes së Winston Churchill.

Në një reagim në rrjete social “Facebook”, Meta shprehet se politikani bëhet burrë shteti kur të nis të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i Metës:

Sot në ditën e lindjes të Winston Churchill, këtij burri të madh shteti me trimëri të paarritshme, liderit të jashtëzakonshëm me talent të rrallë politik dhe përmasa ndërkombëtare që arriti një nga fitoret më të rëndësishme për njerëzimin duke ndryshuar rrjedhën e historisë, dua të ndaj me ju një nga thëniet e tij më të fuqishme: “Politikani bëhet burrë shteti kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme”.