Stina e zjarreve / Ponari: Sigurimet nuk parandalojnë fatkeqësitë, paguajnë dëmin financiar

48
Sigal

Vala e të nxehtit të paprecedentë që ka mbërthyer Europën gjatë kësaj jave, me termometrin që po shënon mbi 40 gradë Celsius, po shndërrohet në një rrezik potencial edhe për pronat tona, qofshin banesa apo biznese.

Shembujt aktualë janë zjarret masive në Greqi, Turqi apo Spanjë të cilat po shoqërohen në dëme të mëdha në banesa, biznese dhe automjete.

Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i saj, duke përfshirë sigurimin nga zjarri, na mbron nga dëmtime të cilat mund të mos kemi mundësi ti përballojmë financiarisht.

Ndaj, nëse  nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.

Këtë apel ka edhe CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Z. Avni Ponari.

“Të sigurohemi. Sigurimet nuk e parandalojnë zjarrin. Sigurimet zgjidhin problemin financiar në rast se ajo ndodh. Prandaj do ti kërkoja çdo njeriu të jetë i kujdesshëm për atë që ka krijuar dhe ti drejtohet kompanive të sigurimit. SIGAL UNIQA është në çdo pjesë të Shqipërisë, kudo”.

Po sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

Primet e sigurimit nga zjarri janë të ulta. Një apartament kushton vetëm 50 mijë Lekë të vjetra në vit. Por edhe Sigurimi i bizneseve ka një vlerë shumë të ulët. Por edhe i kulturave bujqësore. SIGAL UNIQA është prezent edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kontaktoni jo vetëm në zyrat tona, por edhe Online. Dhe ne jemi në shërbimin tuaj”, shprehet Avni Ponari, CEO i Grupit “SIGAL UNIQA”.

Siguroni pronën tuaj. Por mos harroni! Aq e rëndësishme sa sigurimi i pronës tuaj, është dhe kompania që zgjidhni.

SIGAL UNIQA, pjesë e “UNIQA INSURANCE Group”, një prej kompanive më të mëdha në Austri dhe Europë, është një garanci më shumë për sigurinë tuaj.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Kontakte për ekran:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829