Një trafikant nis punë drejtues në polici, një tjetër bëhet deputet…..

414
Nga Basir Çollaku
Pasi dështuan me urdhër qeveritar duke përdorur vetting, përfshirë dhe përdorjen e shëmtuar të atyre ndërkombëtarëve mbikqyrës, shumica të korruptuar, po ngrenë qeliza të reja 184 për zgjedhjet e 25 prillit në gjithë vendin.
Ka ish-deputete të larguar si të inkriminuar, dënuar për trafiqe, por lidhjet me Ramën i kanë fjollë ende. Madje Rama u ka lënë disave prej tyre dorë të lirë në qarqe për emërimet dhe vendimet. Kjo në këmbim të rritjes së numrit të mandateve.
Përfshihen këtu drejtorët e policive të qarqeve. Sigurisht ata zgjedhin njerëz me probleme penale. Njëri prej tyre në një qark të rëndësishëm, është pak i dënuar për trafik droge. Por kështu i do mushka,. ndjesë, Partia në pushtet, drutë dhe drejtorët. Ata kanë krijuar bordin e horrave në qark dhe bashkë me deputetët që Rama delegon për kësi rastesh kanë nisur punën për grabitjen e re të dhunshme..
Dokumentet Prokuroria nuk i kërkon nga vendet e BE ku zotnia është shoku trafikant i dënuar..Por sërish do të dalin, meqë ka partnerë ende të pabërë teneqe në marrëdhënie me Shqipërinë..
Sigurisht që Rama është në dijeni të plotë se ky drogaxhiu duhet të jetë drejtor se ish deputeti trafikant dhe tjetri shok me trafikantët ia kanë dhënë bekimin, duke festuar me breshëri armësh, para jo më shumë se dy muajsh..
Po Ard Veliu bën sikur nuk e di?
Po ish-Lleshi nuk kishte dijeni me strukturat e tij informative SHBÇA nuk e dinte apo nuk e pyeti njeri?
Po i sapoemëruari ka ndonjë haber, apo nuk e lë kush të shkojë aq thellë në këto punë?
Duket se asnjëri prej tyre nuk kanë këllqe të largojnë këtë trafikant vartës të trafikantëve të mëdhenj, që ka nis operacionin 184 në një qark tjetër, se në Dibër mbaruan punë, kanë Ynerin atje..?!
Do vazhdojnë njëlloj në gjithë vendin dhe turren si trima ndaj fëmijëve dhe intelektualëve.
Ilaçi i këtyre është qelia, por drejtësia ska kohë as takat.
Mbase një mënyrë më demokratike se kaq duhet ti largojë ..
Sigal