Sterilizimi, shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin Ilir Beqaj

26
Sigal

Seanca e parashikuar të mbahej këtë të hënë, për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit, është shtyrë për në datën 3 Qershor.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për të pandehurit, si dhe pala mbrojtëse ka kërkuar kohë që të njihet me aktet. Kështu Gjykata ka vendosur të shtyjë seancën me datë 3 qershor në orën 10:00.

Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.