Standardet dhe procedurat për fitimin e titullit “profesor”

587
Ndryshojnë kriteret për marrjen e titujve akademikë. Studimet, botimet e nevojshme dhe kur jepen “Honoris Causa” e “Professor Emeritus”
Kriteret dhe procedurat për fitimin e titullit “profesor” do të ndryshojnë dhe tashmë Ministria e Arsimit e Sportit, si dhe institucionet e arsimit të lartë do të zbatojnë paketën e re të miratuar nga qeveria. Në bazë të rregullave të reja, personeli akademik, i cili ka titullin akademik “Profesor i asociuar”, aplikon për fitimin e titullit akademik “Profesor”, të paktën, 5 vite pas fitimit të titullit akademik “Profesor i asociuar”. Vendimi i ri i qeverisë përcakton me detaje edhe procedurat për të siguruar titujt akademikë.

Standardet për fitimin e titullit akademik “Profesor”


1 – Titulli akademik “Profesor” jepet nga institucionet e arsimit të lartë, të llojit “Universitet”, të cilat plotësojnë kriteret ligjore.
2 – Personeli akademik, i cili ka titullin akademik “Profesor i asociuar”, aplikon për fitimin e titullit akademik “Profesor”, të paktën, 5 vite pas fitimit të titullit akademik “Profesor i asociuar”.
3 – Personeli akademik me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, që aplikon për titullin akademik “Profesor”, duhet:
a) të ketë qenë titullar lënde ose moduli dhe udhëheqës i veprimtarisë shkencore për një periudhë jo më të shkurtër se 5 vite akademike; 
b) të jetë ose të ketë qenë i punësuar si personel akademik me kohë të plotë si lektor për një periudhë 8-vjeçare akademike, pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”, ose me kohë të pjesshme, si lektor, për një periudhë 12-vjeçare akademike pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”;
c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 doktorata, të përfunduara. Në rast sekandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën,1 (një) doktoratë të përfunduar;
ç) të jetë i aftë të mbajë leksione në një nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle ose të mbrojë veprimtarinë kërkimore-shkencore përpara Komisionit për Promovimin e Personelit Akademiknë një nga këto gjuhë, në përputhje me statutin dhe rregulloren e IAL-së.
4 – Personeli akademik, i cili aplikon për titullin “Profesor”, duhet të shfaqë zotërim të plotë të fushës së tij kërkimore, e cila reflektohet në realizmin e detyrimeve, si më poshtë vijon: 
a) Ka botuar, së paku, 7 artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara. Së paku, 3 prej artikujvetë jenë botuar në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti, të rankuara nga Thomson Reuters dhe/ose Scopus. Kur këta artikuj janë në bashkautorësi, kandidati duhet të jetë autori parë ose i dytë. Kandidati duhet të jetë autor i parë në, të paktën, 4 artikuj shkencorë të paraqitur për fitimin e titullit;
b) Ka realizuar si autor i parë, së paku, 5 referime, nga të cilat, së paku 2 janë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres) në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, OECD-së ose G20-s, të pranuara në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor dhe të botuara në “Proceedings”, të indeksuar me kod ISBN ose ISSN.
5 – Kur kandidati paraqet monografi, e cila përmbush kriteret e mëposhtme, ai përjashtohet nga detyrimet e përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 4, sipas ekuivalentimit që vijon:
a) Botimi i 1 monografie shkencore, e botuar pas fitimit të gradës shkencore “Profesor i asociuar” brenda ose jashtë vendit, e cila duhet të përmbushë kushtet e origjinalitetit dhe duhet të jetë vlerësuar në përmbajtje si punim shkencor nga, të paktën, 2 vlerësues të pavarur të fushës kërkimore-shkencore, dhe të jetë pranuar nga njësia bazë, që mbulon fushën e kërkimit. Monografia shkencore e botuar jashtë vendit konsiderohet e vlefshme nëse shtëpia botuese është e rankuar nga SENSERanking of Academic Publishers, në kategorinë A, B, C ose D. Monografitë konsiderohen të ndryshme ndërmjet tyrekur ndryshojnë në përmbajtje me, të paktën, 70%. Monografia e botuar brenda vendit duhet të jetë e vlerësuar në përmbajtje si punim shkencor nga, të paktën, 2 “Profesorë” të fushës kërkimore-shkencore, nga të cilët, të paktën njëri prej tyre duhet të jetë nga vendet e BE-së, OECD-së ose G20-s;
b) Monografia e botuar brenda vendit ekuivalentohet me:
i. 2 artikuj shkencorë, të botuar në revistë shkencore brenda vendit; 
ii. 1 artikull shkencor, të botuar në revistë shkencore ndërkombëtare me faktor impakti.
c) Monografia e botuar jashtë vendit ekuivalentohet me:
i. 4 artikuj shkencorë, të botuar në revistë shkencore brenda vendit; 
ii. 2 artikuj shkencorë, të botuar në revistë shkencore ndërkombëtare me faktor impakti. 
6. Për efekt të promovimit akademik, institucionet e arsimit të lartë marrin në konsideratë angazhimin dhe pjesëmarrjen e kandidatit, pas fitimit të titullit akademik “Profesor i associuar”, në:
a) komitete shkencore apo redaktuese;
b) veprimtari vlerësuese si anëtar komiteti shkencor apo redaktues, për llogari të periodikëve ose joperiodikëve shkencorë;
c) projekte kërkimore-shkencore në nivel drejtuesi, koordinatori ose anëtari;
ç) përfitimin e financimeve me bazë konkurrimi në nivel kombëtar e ndërkombëtar;
d) projekte të financuara nga programe me donatorë të huaj, të cilat sjellin përfitime për institucionin, në rolin e koordinatorit të projektit; 
dh) vlerësimet e projekteve kërkimore kombëtare ose ndërkombëtare;
e) si drejtues në komitetet organizuese të konferencave shkencore kombëtare ose ndërkombëtare;
ë) projektet e transferimit teknologjik të patentave.
7 – Angazhimi dhe pjesëmarrja e kandidatit në një ose disa veprimtari të përcaktuara në pikën 5, mund të ekuivalentohet me:
a) 1 artikull shkencor, të botuar në revistë shkencore ndërkombëtare me faktor impakti; 
b) 1 artikull shkencor, të botuar në revistë shkencore brenda vendit, dhe 2 referime të mbajtura në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres) në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, OECD-së ose G20-s, të pranuara në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor dhe të botuara në “Proceedings”, të indeksuar me kod ISBN ose ISSN.
8 – Niveli sasior i treguesve të përcaktuar në pikën 6, të këtij kreu, si dhe vlera përkatëse e tyreparashikohen në rregulloren përkatëse të IAL-ve dhe vendosen në funksion të prioriteteve akademike e strategjike të tyre. Raporti për angazhimin dhe pjesëmarrjen për veprimtaritë e parashikuara në pikën 6, të këtij kreu, hartohet nga njësia bazë e njësia kryesore dhe miratohet nga Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik.
9 – Për fitimin e titullit akademik “Profesor”, botimet shkencore të vlefshme janë ato të realizuara pas mbrojtjes së titullit akademik “Profesor i asociuar” deri në datën e dorëzimit të dosjes së aplikimit për titullin akademik “Profesor”. 
10 – IAL-të, në rregulloret e tyre përkatëse, përcaktojnë kriteret për vlerësimin akademiko-didaktik të kandidatëve për fitimin e titujve akademikë.
                                              PROCEDURAT PËR FITIMIN E TITUJVE AKADEMIKË

1 – Kandidati paraqet kërkesën dhe dosjen pranë drejtuesit të njësisë kryesore, i cili ia përcjell për vlerësim njësisë bazëbrenda 20 ditëve. Pas vlerësimit nga njësia bazë, brenda 45 ditëve, dosja e kandidatit i përcillet Senatit Akademik, i cili, brenda 20 ditëve, nga marrja e dosjes, ia përcjell Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik. 
2 – Nëse njësia bazë jep vlerësim negativ, dosja i kthehet drejtuesit të njësisë kryesore me argumentet dhe sugjerimet përkatëse. Kandidati ka të drejtë të aplikojë sërish, brenda një afati kohor prej 6 muajsh. Vendimi i njësisë bazë merret nga shumica e anëtarëve të saj.
3 – Brenda 30 ditëve, pas përcjelljes së dosjes nga Senati, Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik vlerëson nëse dosja e dorëzuar nga kandidati është e plotë apo jo. Në rast se dosja konsiderohet e plotë, Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik vijon menjëherë me ngritjen e jurisë për vlerësimin e dosjes. Në rast të evidentimit të mangësive në dosjen e kandidatit, atij i jepen 15 ditë kohë për të bërë plotësimet e nevojshme. Në rast se ato nuk plotësohen, dosja i kthehet kandidatit. 
4 – Data e nisjes së procedurës së vlerësimit të kandidatit konsiderohet data e ngritjes së jurisë. 
5 – Juria përbëhet nga 5 anëtarë me titullin akademik “Profesor”, të së njëjtës fushë ose fushave të ngjashme me atë të kandidatit, prej të cilëve, të paktën, 2 duhet të jenë të ftuar nga IAL të tjera, vendase ose të huaja. Anëtarët e jurisë propozohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, me miratimin e rektorit. Numri i anëtarëve të propozuar është jo më pak se 8.
6 – Brenda 45 ditëve, nga data e nisjes së procedurës së vlerësimit, juria përgatit raportin e vlerësimit të kapaciteteve akademiko-didaktike e shkencore të kandidatit, në përfundim të të cilitjepet edhe rekomandimi për dhënien ose jo të titullit akademik. Raporti i vlerësimiti përcillet Komisionit për Promovimin e Personelit Akademik.
7 – Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik merr vendim përfundimtar për miratimin ose refuzimin e kërkesës së kandidatitbrenda 15 ditëve, pas marrjes së raportit të vlerësimit nga juria.
8 – Në rast refuzimi të kërkesës për fitimin e titujve akademikë nga Komisioni për Promovimin e Personelit Akademik, kandidatit i lind e drejta të ripërsërisë kërkesën, pas një periudhe kohore jo më të shkurtër se 2 vite, nga data e paraqitjes së kërkesës së mëparshme, pranë drejtuesit të njësisë kryesore. 
9 – Titulli akademik regjistrohet në regjistrin shtetëror të gradave shkencore dhe titujve akademikë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe në regjistrat përkatës të IAL-së. Titulli akademik lëshohet nga institucioni dhe nënshkruhet nga rektori.
“Doctor Honoris Causa” dhe “Professor Emeritus”
1 – Institucioni i arsimit të lartë mund të akordojë titullin “Doctor Honoris Causa” për figura të shquara të shkencës e shoqërisë, brenda dhe jashtë vendit, për kontribut të veçantë në zhvillimin e arsimit e të shkencëssi dhe në zhvillimin e vendit tonë në tërësi. Ky titull jepet me vendim të Senatit Akademik të institucionit, pasi merret pëlqimi i ministrisë përgjegjëse për arsimin. Numri i titujve “Doctor Honoris Causa”, që një IAL mund të akordojë, si rregull, nuk mund të jetë më shumë se 2 në vit. 
2 – Institucioni i arsimit të lartë, në rregulloren e brendshme, përcakton procedurën dhe kriteret për fitimin e titullit “Professor Emeritus” nga anëtarët e personelit akademik që mbajnë titullin “Profesor”, pas daljes së tyre në pension, pasi merret pëlqimi i ministrisë përgjegjëse për arsimin.
3 – Lista e plotë e revistave shkencore, të botuara brenda vendit, botohet në muajin shkurt të çdo viti, nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). 
4 – Kandidatët e regjistruar në programet e studimit të ciklit të tretë, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përmbushin kriteret e përcaktuara nga legjislacioninë fuqi në momentin e regjistrimit në programin e studimit të ciklit të tretë.
5 – Kandidatët, të cilët kanë filluar procedurën për marrjen e gradës shkencore “Doktor”, e përfundojnë atë sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, në momentin e fillimit të procedurës.
6 – Kandidatët, të cilët nuk kanë filluar procedurën e marrjes së gradës shkencore “Doktor”, do të ndjekin procedurën e përcaktuar në këtë vendim.
7 – Kandidatët, të cilët kanë filluar procedurën për marrjen e titujve akademikë dhe kanë kaluar fazën e miratimit nga Këshilli i Profesorëve, e mbyllin procedurën për marrjen e titullit akademiksipas kritereve të legjislacionit në fuqi në momentin e dorëzimit të dosjes në Këshillin e Profesorëve. Këta kandidatëndjekin procedurat e përcaktuara në këtë vendimpër fazën përfundimtare në Komisionin për Promovimin e Personelit Akademik. 
8 – Kriteret dhe procedurat për fitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe të titujve akademikë “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”, për fushat akademike ushtarake, të policisë, të arteve dhe të sportit, rregullohen me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave.
9 – Përjashtimisht për vitin 2018, afati i përcaktuar në pikën 3, të këtij kreu, është muaji qershor 2018.