Spitalet janë mbushur, Turqia nuk do të pranojë më avionë që transportojnë pacientë me koronavirus

279
Sigal

Turqia ka miratuar një vendim që pezullon pranimin e avionëve privatë që transportojnë të sëmurët me koronavirus, pasi numri i shtretërve në spitale ka arritur në 79.8%.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, që citojnë burime pranë ministrisë së Shëndetësisë. Pacientë nga vende të ndryshme, mes të cilave edhe Shqipëria paguajnë deri në 20 mijë dollarë për të shkuar për kurim në Turqi nga koronavirusi.

Janë të shumtë shqiptarët që kanë shkuar në Turqi për t’u kuruar prej fillimit të pandemisë, mes të cilëve deputetë dhe biznesmenë, ndërsa disa prej tyre ende e vijojnë luftën me sëmundjen në spitalet turke.