SPAK sekuestron 13 pasuri të “Ben Qimes”, nga shoqëria tregtare te pularia

300
Sigal

SPAK ka sekuestruar 13 pasuri që dyshohet se i përkasin shtetasit Arben Isufi, i njohur si Ben Qimja. Pasuritë janë në emër të tij dhe familjarëve të tij që dyshohet se janë vënë në sajë të aktivitetit të paligjshëm.

Burime nga spak bëjënë me dije se pasuritë e sekuestruara janë 4 sipërfaqe tokë, një pulari, shoqëria tregtare alb akil e disa pasuri të tjera të paluajtshme. Prokuroria e Posaccme bën me dije se janë verifikuar edhe disa të afërm të Isufajt.

Ditën e nesërme pritet që SPAK të dalë në një komunikatë zyrtare për të dhënë informacion të detajuar për pasuritë e sekuestruara që dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.