SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

285
Sigal

Prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion ose e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar shtyrjen e hetimeve me tre muaj për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, thuajse një vit më parë.

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, prokurorët e SPAK kanë kërkuar më shumë kohë për hetime lidhur me ngjarjen e ndodhur. Kërkesa për hetime më të thelluara është pranuar nga gjykata.

Aktualisht për atentatin është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja dhe i dyshuari si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë mbeti i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku.

Ndërkohë që vetë prokurori gjithashtu mbeti i plagosur, megjithatë pa rrezik për jetën.