Artisti dhe komediani i njohur, Zef Deda feston sot 70-vjetorin e lindjes.
Një urim të veçantë ka marrë edhe nga Presidenti i vendit, Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa e cilëson Zef Dedën si “Charlie Chaplini” shqiptar, kreu i shtetit, Meta i uron ditëlindjen me bejte shkodrane komedianit.
“Ke lind në ditë të qejfit”, shkruan Meta ndër të tjera.
URIMI I PLOTË
Urimet më të përzemërta me rastin e 70-vjetorit të lindjes “Charlie Chaplinit” shqiptar, komedianit dhe artistit tonë të shquar, Zef Deda!
Jetë të gjatë Mjeshtër, me shëndet të plotë dhe përherë me humorin fin shkodran pranë spektatorit!
Faleminderit për çdo emocion dhe buzëqeshje që na ke dhuruar!
“Dita e mirë shifet nadje,
E ti ke le bash n’ditë t’qejfit!”