Sot festohet “Sulltan Nevruzi”, mesazhi i Baba Mondit për Ukrainën

105
Sigal

Duke ndezur qirinj e duke u lutur për një të ardhme më të mirë nisi e mërkura për shumë besimtarë bektashianë të cilët vizitën e parë e patën në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë.

Është Sulltan Nevruz dhe përgatitjet në ditën e rilindjes së natyrës e bashkë me të optimizmit nuk mund të mungonin.

Mesazhi i  Haxhi Dede Edmond Brahimajt i kaloi kufijtë e Shqipërisë.

“Mesazhi lutje dhe bekimi në këtë ditë të re shkojnë për të gjithe ato familje në ukrainë, afganistan e kudo ku ka luftëra, të rikthehet paqja, begatia dhe mirësia.

Lutjet tona shkojnë për popullin shqiptar e Shqipërinë që lumturia të jetë simbol i kësaj dite të re të zotit që begtia harmonia e sofra e shtruar të mos mungojë e zemrat e tyre te jenw kurdoherë të mbushura me paqe e dashamirësi. Porosia e fundit për të rinjt shqiptar në këtë ditë të shenjtë në kohë të vështira, bëhuni ju ndryshimi që dëshironi të shikonin në botë po bëhuni në mëmëdheun tuaj, ai ka nevojë për ju.”

Sulltan Nevruzi  i cili prej 27 vitesh është përfshirë në kalendarin e festave zyrtare është një ditë e veçantë pwr besimtarëve bektashian. Ata përkujtojnë  ditëlindjen e Imam Aliut, por cili ishte ai?

“Shenjtori që luftoi për liri për emancipim të jetës në kohën kur femra çnjerëzohej, foshnja femër therej e mbyllej e gjallë në gropë ai luftoi që jeta të barazohej, gruaja të ishte e barabartë me burrin, besimi islam të ishte i barabartë me besimet e tjera, njerëzit të mos besonin  në idhujtari gurë dru por ne islam dhe profetin muhamet, ne në shqipëri kemi dhe fatin e madh që në shqipëri u pagëzua demorakacia e shqitparëve që luftuan për lirinë e fjalës e të besimit kryegjyshatë u hap me 22 mars e këtu u pagëzu si të thuash në mënyrë shenjtërie fetare dhe demokracia”

Por Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve ishte vendosur  në Shqipëri shumë më herët se ardhja e demokracisë. Ferdinand Samarxhi gazetari që prej vitesh raporton për besimet fetare tregon se kjo ishte meritë e  një shqiptari nga Kolonja.

“Kryegjyshata Botërore Bekashiane e hapur më 1924 kur në Persinë e lashtë ishte kryegjyshata botërore në atë kohë kryegjyshi ishte me origjinë nga shqipëria nga kolonja sali njazi dedej që nuk  pranoi reformën e ataturkut për modernizimin e besimit dhe e solli kryegjyshaten këtu me ndihmën e mbretit Ahmet Zog”

Selia e Shenjtë sot mirëpret  besimtarë jo vetëm nga Shqipëria. Pasi luten e marrin bekimin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve  mblidhen  në tryezën me gatime të veçanta ku nuk mungon simboli i festës,  byreku me lek e 12 barishte.  Nga fjala perse Nevruz që në shqip  do të thotë ditë e re besimtarët bektashianë huazojnë dhe urimin për një fillim të ri dhe më të mirë.