Sot “Eurovizion 2022”! Ronela Hajati hap mbrëmjen e parë të festivalit

82
Sigal

Sonte do të mbahet live edicioni i 66-të i Eurovizion-it ku do të konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës. Hapjen e edicionit do ta bëjë këngëtarja Ronela Hajati e cila do të përfaqësojë vendin tonë me këngën “Sekret”.

Pas 17 këngëve nga gjysmëfinalja e parë, do të shfaqet një pamje paraprake 1 minutëshe e dy prej pesë vendeve të parakualifikuara: Franca dhe Italia. Këto pamje paraprake janë regjistruar dje në provat e jurisë.

Shfaqja do të filloj sot më 10 Maj në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali. Prezantuesit do të jenë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Ndërkohë gjysmëfinalja e dytë do të mbahet ditën e enjte ndërkohë finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më 14 Maj.

Sot “Eurovizion 2022”! Ronela Hajati hap mbrëmjen e parë