39-vjeçari që përplasi me makinë luksoze familjen te vijat e bardha: U largova me vajzën në krahë sepse ishim traumatizuar

138
Sigal

Dy janë akuzat që rëndojnë ndaj Ajas Suljemanit, 39-vjeçarit që përplasi dy ditë më parë në vijat e bardha te rruga e Kavajës, çiftin Arjan dhe Vilma Konomi së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe, teksa ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat, shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë drejtim te automjeteve në mënyrë te parregullt nën ndikimin e drogës dhe largim nga vendi i aksidentit.

39-vjeçari ka deklaruar se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

“Në lidhje me largimin nga vendi i aksidentit deklaroj se nuk kam patur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur u largova sepse kisha dhe vajzën time pesë vjeçare dhe bashkë me të kam shkuar në spitali pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky aksident”, ka deklaruar Ajas Sulejmani.

Në lidhje me rastin Gjykata e Tiranës ka shtyrë për nesër masën e sigurisë për Ajas Sulejamanin.