Policët vrap në borë për të kapur 4 shpërndarësit e drogës. Zonat ku vepronin dhe emrat

541
Sigal

Policët i kanë kapur trafikantët në momentin që do shpërndanin drogën, ndërsa në videon e shpërndarë duket momenti që vrapojnë për t’i kapur ndërsa i paralajmërojnë të ndalojnë.

Gjate operacionit policia ka sekuestruar edhe rreth 60 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Në pranga ranë:
• Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë.
• Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë.
• Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë.
• Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartëpërmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e trenit etj.
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, për këta shtetas se do bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në zonën e Domjes pranë autostradës Tiranë – Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve, ku më konkretisht:
Janë konstatuar dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë të zinjë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva
– 2 automjete (Ford dhe Opel)
– 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme
Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të ” Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.