Sot është dita më e gjatë e 2021

301
Sigal

21 qershori shënon ditën më të gjatë të vitit dhe dita e parë zyrtare e verës, pasi në mëngjes (në orën 05:32) zhvillohet solstici veror. Tani e tutje, në hemisferën veriore, aty ku bën pjesë vendi ynë, ditët gradualisht do të shkurtohen, në fillim në mënyrë të padukshme dhe nga gushti ndryshimi do të vërehet.

Nga ana tjetër, në hemisferën jugore do të jetë dita e parë e dimrit (solstici dimëror). Solsticet dhe ekuinokset, të cilat përcaktojnë në mënyrë astronomike gjatësinë e stinëve, ndodhin sepse ditët e vitit nuk kanë kohëzgjatje të barabartë.

Arsyeja është se Toka ”orbiton” Diellin dhe boshti i saj i rrotullimit është pothuajse 23.4 gradë. Po të mos ishte kjo prirje, stinët nuk do të ekzistonin dhe dita do të zgjaste gjithmonë 12 orë, ndërsa Dielli do të ndiqte të njëjtën “rrugë” mbi Tokë çdo ditë.