Sot do të mbizotërojë moti me diell, si do të ndryshojnë temperaturat

272
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e fortë në brigjet detare dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 11/23 Diell

Kukës 10/23 Diell

Lezhë 11/25 Diell

Dibër 8/20 Diell

Durrës 12/25 Diell

Tiranë 11/28 Diell

Elbasan 10/28 Diell

Berat 10/28 Diell

Vlorë 12/26 Diell

Korçë 8/21 Diell

Gjirokastër 10/29 Diell

Sarandë 11/27 Diell.