Sondazhi: Shqipëria në vendet më pak të preferuara në Ballkanin Perëndimor

154
Sigal

Në kulmin e diskutimeve nëse Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat apo jo, është publikuar një sondazh i zhvilluar në 4 shtete të Bashkimit Evropian që tregon sa e duan qytetarët e këtyre vendeve Ballkanin Perëndimor pjesë të tyre. Sipas këtij sondazhi, shteti i Ballkanit Perëndimor që është më i preferuar për t’u bërë pjesë e BE është Mali i Zi, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e katërt, duke lënë pas vetëm Serbinë dhe Kosovën.

Hulumtimi është kryer në mars të këtij viti me 5621 të anketuar nga faqja yougov.co.uk dhe u publikua nga Radio Evropa e Lirë.