Dyshohet se abuzuan seksualisht me një vajzë 15-vjeçare, arrestohen pesë persona në Lezhë

260
Sigal

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Lezhë.

Policia ka arrestuar pesë persona të moshës, 17, 27, 30, e 31 e 44 vjeç, pasi me anë të shantazhit dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin, dyshohet kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

Gj. K., 62 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
L. B., 53 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.