Skenë filmash/ Dhunoi bashkëjetuesen në Vlorë dhe tentoi të arratisej nga Shqipëria, kapet në Rinas 22-vjeçari anglez

40
Sigal

Një ngjarje si në filma ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë. Një i ri anglez ka rrahur bashkëjetuesen shqiptare dhe menjëherë ka tentuar të arratiset.

Megjithatë, 22-vjeçari nuk ia ka dalë dot të ikë nga vendi, pasi është kapur nga Policia Kufitare në Rinas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin anglez 22 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Shtetasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në tentativë për të dalë nga vendi”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.