Aksident në aksin Pogradec-Maliq, makina del nga rruga si pasojë e shpejtësisë, plagoset pasagjeri

23
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Maliq.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara.