Kreu i ILD Artur Metani nesër takim me homologët ndërkombëtar, prioritet diskutimi reforma në drejtësi

283
Sigal

Nesër, e hënë 22 Nëntor ora 09.00, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani do presë në një vizitë zyrtare tre ditore (22- 24 Nentor) homologë nga Inspektoratet e Drejtësisë të Rumanisë, Portugalisë e Francës, anëtarë të Rrjetit Europian të Inspektim, mbështetur nga projekti i Këshillit të Evropës SEJ III, që ka në fokus mbështjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri të krijuara me reformën në drejtësi.

Në orën 09.00 Inspektori i Lartë Metani do presë nga Inspektimi Gjyqësor i Rumanisë, kryetarin, gjykatësin Lucian Netejoru; nga Inspektorati i Drejtësisë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, inspektorin gjykatës Luis Jardim, dhe nga Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë së Francës, inspektoren znj. Martine Bardet.

Pas takimit, të shoqëruar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, tre të ftuarit do të kryejnë në një vizitë pune në Vlorë, në Gjykatën e Rrethit.

Ndërsa në dy ditët e mëpasme do kenë takime në Kuvendin e shqipërisë (23 Nëntor) dhe në KLGJ, KLP e Shkollën e Magjistraturës. (24 Nëntor)

Pjesë e rëndësishme e kësaj vizite zyrtare është trajnimi dy ditor që do zhvillohet në hotel Tirana ku inspektorë magjistratë nga Franca, Italia e Rumania do të flasin mbi praktikat më të mira të inspektimeve gjyqësore nga Inspektoriatet Europiane të Drejtësisë me inspektorët e ndihmës inspektorët e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.