Skaneri zbulon 16 raste kontrabande në vit, paguhet 100 milionë USD

46

Për të vlerësuar saktësinë e interpretimit të imazheve, autoriteti doganor duhet të shtrijë kontrollet fizike edhe në imazhet e vlerësuara si parregullsi. Por, nga auditimi konstatohet se nga ana e menaxherit të projektit është raportuar se nuk është identifikuar asnjë rast i ekzistencës së gabimeve në skanim (“analiza e dështuar e imazheve”), për të cilat sipas kontratës është parashikuar aplikimi i penaliteteve. Janë pikërisht imazhet e skanerit të identifikuara si të pastra (pa ngjyrë), ato për të cilat në kontratë parashikohen me penalitete deri në pezullimin e kontratës koncesionare.

Sigal

Nga auditimi është konstatuar se zëvendësimi i detyrueshëm periodik i pajisjeve, në vlerën 7.8 milionë Euro të parashikuar në Planin e Biznesit nga shoqëria koncesionare, nuk rezulton të jetë kryer

 Koncesionari i skanimit “S2 Albania” fiton mesatarisht 16 milionë euro në vit, ndërkohë skaneri zbulon 16 deri në 71 raste të kontrabandës. Një raport i fundit i KLSH zbulon mashtrimet me rezultatet e skanimit, ku ndryshe njofton shifrat Drejtoria e Antitrafikut dhe të tjera jep koncesionari në Ministrinë e Financave. Ndërkohë, për 7 vjet koncesioni i mori shtetit mbi 100 milionë dollarë.

Mashtrimet me skanimet me “të kuqe” dhe “të verdhë”

Nga auditimi u konstatua se referuar procedurave aktuale, nuk ekziston asnjë mundësi që të identifikohen gabime të skanerit. Praktikisht nuk kryhet një verifikim i vërtetësisë së tij, pasi kontrolle fizike nga Dogana kryhen vetëm në skanimet e dyshuara për pasaktësi (të verdha dhe të kuqe).

Në një shkresë të Doganave më datë 14 maj 2021 drejt Ministrisë, ku raportohet për ecurinë e kontratës së koncesionit të skanimit të Kontejnerëve për 2020, gjatë këtij viti janë kryer 244,769 skanime nga të cilat 181,036 skanime kanë qenë të rregullta, 63,461 janë klasifikuar si të verdha dhe 272 janë klasifikuar si të kuqe.

Në total janë zbuluar 71 raste të paligjshme për 5 pika doganore, ku specifikisht: Porti i Durrësit 47 raste; Dega Doganore Kapshticë 15 raste; Dega Doganore Qafë-Thanë 5 raste; Dega Doganore Kakavijë 4 raste; Dega Doganore Morinë 0 raste.

Ndërkohë, në Raportin Vjetor të Drejtorisë Antitrafik evidentohet se janë kryer gjithsej 219,689 skanime nga të cilat 159,847 kanë qenë të rregullta dhe 60,011 janë evidentuar si të verdha dhe të kuqe. Për më tepër, përcaktohet se Skaneri gjatë periudhës kohore janar-dhjetor 2020 ka realizuar 16 raste kapje: Dega Doganore Kakavijë 1 rast; Dega Doganore Kapshticë 14 raste; Dega Doganore Qafë-Thanë 1 rast.

Këtu konstatohet se ekzistojnë diferenca në të dhënat e raportuara nga Menaxheri i Projektit në Ministri me të dhënat e raportuara në Raportin Vjetor të Drejtorisë Antitrafik.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, që nga viti 2015 deri më 2022, buxheti i shtetit ka paguar për shërbimin e skanerit në dogana rreth 10,8 miliardë lekë (rreth 100 milionë USD).

Në Raportin Vjetor të dorëzuar Ministrisë së Financave për ecurinë e kontratës koncesionare nuk bëhet një ndarje mes rasteve të kapura të paligjshme nga kontrolli fizik pasi rezultati i skanimit të ketë dalë i dyshimtë (i verdhë ose i kuq) dhe atyre të kapura të iniciuara nga palë të treta (policia, prokuroria) pas dyshimeve të tyre edhe pse imazhi i skanimit mund të jetë identifikuar si i rregullt.

Përsa i përket rasteve të kapura si të paligjshme, ka një diferencë prej 55 rastesh më shumë në të dhënat e dorëzuara nga shoqëria koncesionare dhe që më pas Menaxheri i Projektit i ka raportuar në Ministri.

 

Asnjë penalitet për koncesionarin

Nga auditimi del se kontrata e miratuar më 2013 me shoqërinë “Rapiscan Inc” i referohet rezultateve të skanimit në dy raste: “Ekzistenca e ndonjë parregullsie”; “Nuk identifikohen parregullsi”.

Ndërkohë manuali i Doganave ka parashikuar se imazhi i skanimit mund të përmbajë: “mungesë shënimesh”; “shënim të verdhë në kuadratin e përzgjedhur”; “shënim të kuq në kuadratin e përzgjedhur”, duke konkluduar kështu në 3 rezultate skanimi, dhe jo në 2 sipas kontratës.

Referuar manualit, skanimi do të pasohet nga një kontroll doganor si në rastet kur nga analiza e imazhit ka dyshime të bazuara për parregullsi (ngjyra e verdhë) dhe dyshime të forta për parregullsi (ngjyra e kuqe). Ndryshimi konsiston se në rastin e dyshimeve të forta do të informohen edhe struktura të tjera (Policia, Anti-kontrabanda, etj).

Ndërkohë, në raportin e fundit të monitorimeve të koncesioneve të Ministrisë së Financave për vitin 2021, raportohet se gjatë vitit të kaluar nga skanerat e koncesionit janë zbuluar 176 raste të parregullta të tregtisë në të gjitha pikat e skanimit dhe kishin të bënin me raste të narkotrafikut, kontrabandë etj, por e pa konvertuar në vlerë.

Për të vlerësuar saktësinë e interpretimit të imazheve, autoriteti doganor duhet të shtrijë kontrollet fizike edhe në imazhet e vlerësuara si parregullsi. Por, nga auditimi konstatohet se nga ana e menaxherit të projektit është raportuar se nuk është identifikuar asnjë rast i ekzistencës së gabimeve në skanim (“analiza e dështuar e imazheve”), për të cilat sipas kontratës është parashikuar aplikimi i penaliteteve.

Nga auditimi konstatohet se pas skanimit të mjeteve, në folderin e kompjuterit të doganës së instaluar në godinën e skanerit, hidhen interpretimet e imazheve vetëm për rastet e identifikuara me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe, duke përjashtuar kështu mundësinë për vlerësimin nga ana e strukturave përgjegjëse të DPD të atyre skanimeve që në vlerësimin e imazheristëve të koncesionarit nuk paraqesin risk, duke kufizuar kështu kontrollin e autoritetit doganor në vetëm rreth gjysmën e deklaratave të zhdoganimit. Faktikisht, janë pikërisht imazhet e skanerit të identifikuara si të pastra (pa ngjyrë), ato për të cilat në kontratë parashikohen me penalitete deri në pezullimin e kontratës koncesionare.

 

Koncesionari mori nga shteti 100 milionë dollarë për 7 vite

 

Referuar skemës aktuale së financimit të kësaj kontrate, mbështetja buxhetore konsiston në diferencën mes të ardhurave të gjeneruara nga pagesat e kryera për çdo skanim në deklaratat doganore, dhe tarifës fikse ndaj koncesionarit.

Pra, mbështetja buxhetore është drejtpërdrejt e ndikuar nga fluksi vjetor i deklaratave doganore të përpunuara nga autoriteti doganor, analizë kjo e pa dokumentuar si nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ashtu edhe Ministria e Financave. Kjo mbështetje buxhetore nga viti në vit varion në mesatarisht rreth 400,000 000 lekë çdo vit, konkretisht si më poshtë: Sikundër vërehet nga tabela e mësipërme, financimi nga buxheti i shtetit ndaj shoqërisë koncesionare, ka rezultuar në kosto financiare shtesë për periudhën objekt auditimi 2015-2022 në rreth 3 193 466 000 lekë.

Në vitin 2020, si rrjedhojë e situatës së pandemisë Covid-19 janë miratuar një sërë shkurtimesh të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, midis të cilave janë pakësuar edhe pagesat koncesionare të vitit 2020 për “S. A.” SHPK në vlerën rreth 400 milion lekë. Pas kësaj, nga ana e Ministrisë konstatohet se është ndërmarrë angazhimi për rishikimin e marrëveshjes së koncesionit, në kushtet e mungesës së fondeve në dispozicion.

Për rishikimin e termave të kontratës nga ana e Doganave është raportuar në korrespondenca se do të kërkohej pjesëmarrja e ekspertëve të Bankës Botërore, por kjo provohet të ketë ndodhur. Fillimisht, ministria do të propozonte shtyrjen e pagesave të kësteve mujore për muajt shtator-dhjetor 2020. Nga auditimi konstatohet se faktikisht, 10 muaj pas urdhrit fillestar të MFE për ri – negocimin e termave të kontratës, dhe 1 vit pas Aktit Normativ, që kishte parashikuar reduktimin e pagesave, janë shtyrë kreditimet për një pjesë të muajit gusht, dhe pagesa e plotë për muajt shtator-nëntor. Kjo pagesë e shtyrë në masën 100% (në vlerën 3,354,859 euro) është dakortësuar të paguhet në mënyrë proporcionale në vlerën 279,572 euro çdo muaj përgjatë vitit 2022.

Nga auditimi vlerësohet se situata e krijuar e ka pozicionuar buxhetin e shtetit në një situate, e cila mbart rrezikun për krijimin e detyrimeve të prapambetura dhe kostove shtesë në buxhetin e shtetit si rezultat i penaliteve deri tek padia në Arbitrazh.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, që nga viti 2015 deri më 2022, buxheti i shtetit ka paguar për shërbimin e skanerit në dogana rreth 10,8 miliardë lekë (rreth 100 milionë USD).

Nga auditimi është konstatuar se zëvendësimi i detyrueshëm periodik i pajisjeve, në vlerën 7.8 milionë Euro të parashikuar në Planin e Biznesit nga shoqëria koncesionare, nuk rezulton të jetë kryer.

Mungesa e zëvendësimit të pajisjeve çdo 5 vite, rrezikon uljen e cilësisë së shërbimit në vitet e mbetura të koncesionit dhe uljen e mëtejshme të vlerës së objektit (duke arritur amortizim të plotë dhe vlerë përafërsisht zero) deri në përfundim të kontratës koncesionare kur objekti do të kalojë në pronësi të Doganave.

 

Është vënë në rrezik siguria kombëtare

 

Koncesioni “S2 Albania” është pronë e kompanisë Rapiscan Systems, Inc në 51 % të aksioneve me bazë në SHBA dhe ICMS me 49 % të aksioneve, të blera më 2021. Kjo firmë është në pronësinë e Olti Peçinit. Nga Ministria e Financave nuk dokumentohet analiza e miratimit të transaksionit të Olti Peçinit për blerjen e 49% të kuotave të koncesionit, duke përfshirë këtu shqyrtimin e eksperiencës së shoqërisë, dhe se si ky partneritet do të sillte përfitime apo vlerë të shtuar për kontratën koncensionare.

Ndërkohë, përcaktimi i vendndodhjes fizike të skanerit në Portin e Durrësit ka paraqitur probleme të shumta, të cilat lidhen ngushtësisht me efektivitetin e shërbimit të skanerit, deri edhe me cënimin e sigurisë kombëtare. Sipas KLSH, procedurat e iniciuara nga DPD për prokurimin e shërbimit të zhvendosjes së skanerit në një vendndodhje të re të përmirësuar me fond limit 62,377,583 (pa TVSH) janë anuluar dhe problemi ka mbetur pa zgjidhje.gijotina