Ky palaço, prej vitesh, ka shpifur dhe ka trilluar kundër Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë kohës që ishte në detyrë, si dhe kundër Profesor Doktor Sali Berishës, si lider i opozitës. Ky ka sulmuar Opozitën Shqiptare gjithnjë, me axhendë të qartë që të mbështesi KM. ( çdo gjë e padrejtë vonon po s’harron )
Ky palo gazetar ka qenë dhe është prej vitesh krahu i Edi Ramës, në shërbim të një axhendës serbe, sorosiste dhe antishqiptare.
2 Mali i Zi ka miratuar dy akte parlamentare që lidhen me gjenocidin në Srebrenicë.
3 Kroacia ka miratuar tre akte që dënojnë krimet dhe gjenocidin e kryer nga shteti serb, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, përfshirë Srebrenicën.
5 Bosnjë-Hercegovina ka miratuar disa akte që njohin dhe dënojnë gjenocidin e kryer në Srebrenicë.
Vetëm ky KM tradhtar i interesave kombëtare shqiptare, nuk e voton propozimin e Opozitës Shqiptare për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të kryer nga shteti serb në Kosovë.
Ndërkohë, kioskat partiako-politike as nuk i artikulojnë këto teza, sepse, janë nën kontrollin e rilindjes dhe të “UDB-së”.
Ky është Milaim Zeka dhe ky model antishqiptar është sot në pushtet në Shqipëri.
Ky model shpall non grata djemtë shqiptarë nga Tetova, Kumanova dhe Kosova, vetëm pse vijnë dhe mbështesin protestën kundër KM dhe tradhtarëve të kombit, ndërkohë që nuk shpallet non grata ministria serbe që deklaroi publikisht në media; se, po të ishte për mua, do të kisha bërë spastrim etnik në Kosovë.
Patriotizmi do të triumfojë në Shqipëri!























