Shfrytëzonin të paktën 20 vajza për prostitucion, dënohen tre shqiptarët në Itali (EMRAT)

116
Sigal

Një grup i organizuar që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të të paktën 20 vajzave janë dënuar nga gjykatat italiane.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane këta persona drejtuan një grup të vërtetë kriminal.

Edmond Gjini, i konsideruar si drejtues i bandës është dënuar me 4 vite burg, ndërsa i vëllai Eduarti ka marrë dënimin me vetëm 1 vit e 8 muaj. Ndërkohë që kushëriri i tyre, Petrit Gjini është dënuar me 5 vite e katër muaj.

Në krye ishte Edmond Gjini, për më shumë se një dekadë, në rajonin e Venetos në Itali, i cili është arrestuar dhe në vitin 2013 .

Të përfshirë në aktivitetin kriminal ishte edhe një shtetase rumune, Dragan Simona Mirabela, e dashura e një vëllait tjetër të familjes Gjini, Anton, dhe dy italianë, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella.